
Autoshkolla Mili, si partner i Kartës Rinore Evropiane, ofron 10% zbritje për të gjithë kandidatët që regjistrohen në autoshkollë dhe janë anëtarë të Kartës Rinore Evropiane.
Zbritja përfshin:
- Zbritje prej 10% në çmimin e regjistrimit (bazuar në çmimin momental).
- Akses në aplikacionin për 1-2 muaj (literatura, video ligjërata dhe testime online).
- Konsultime të përditshme me ligjëruesit dhe instruktorët.
- Përgatitje për testin teorik (testime, konsulta dhe përvetësim i materialit).
- Zbritje prej 5% në orët praktike plotësuese apo shtesë.
Zbritja nuk përfshin pagesat administrative në institucionet e tjera dhe taksat e provimeve.
Zbritja është e vlefshme përderisa Autoshkolla Mili mbetet partner i Kartës Rinore Evropiane.
Nëse gjatë një periudhe të caktuar ofrohet një zbritje më e madhe, anëtarët e Kartës Rinore Evropiane mund të përfitojnë nga ajo ofertë.
Për të përfituar nga zbritja, anëtarët duhet të tregojnë kartën e tyre në zyrat e Autoshkollës Mili përmes aplikacionit myEYCA.
Vendet ku mund të përfitoni nga avantazhet e Autoshkolla Mili